Presidenti pakistanez Arif Alvi i bëri thirrje Francës, ku në rendin e ditës është një projektligj “separatist”, të braktisë “qëndrimet diskriminuese”, transmeton Kosova Post.
Alvi foli në një seminar mbi liritë fetare dhe të drejtat e pakicave në kryeqytetin, Islamabad.
Duke iu referuar projektligjit, i njohur si “separatist”, i cili është kritikuar në Francë për shënjestrimin e myslimanëve, Alvi i kërkoi Francës të ndalonte forcimin e qëndrimeve të saj diskriminuese ndaj myslimanëve.
Alvi tha se fyerja e Profetit Muhamed nën emrin e lirisë së shprehjes dhe besimit konsiderohet një sulm ndaj të gjithë umetit islam.
Një projektligj që synon myslimanët është hartuar në Francë, vendi ku ndodhen rreth 6 milionë myslimanë.
Drafti i vitit 2020 i përgatitur nga administrata e Presidentit Emmanuel Macron, emri i të cilit u ndryshua në “Parimet që Forcojnë Respektimin e Parimeve Republikane”, është kritikuar për shënjestrimin e komunitetit mysliman në Francë dhe vendosjen e kufizimeve në pothuajse çdo fushë të jetës së tyre.
Projektligji parashikon ndërhyrje në xhami dhe shoqata përgjegjëse për administrimin e tyre, si dhe mbikëqyrje të fondeve për shoqatat në pronësi të myslimanëve dhe organizatat joqeveritare.
Projektligji i miratuar në Asamblenë Kombëtare në 16 shkurt, do të debatohet në Senat nga 30 marsi.
Pritet që projektligji të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas një votimi në Senat.trt