Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Obrenovac, ndërsa me prezencën e tij dhe bashkëbisedim me qytetarët ka ngritur motiviin qytetarë për të marrë vaksinat anti-covid, trasnmeton Kosova Post.
Presidenti serb derisa ishte në vizitë në qendrën e vaksinimit, ai zhvilloi biseda me shumë qytetarë duke ua shpjeguar atyre rëndësinë e vaksinimit që lidhet ngushtë me kthimin në normalitet.
Vuçiq duket të jetë i relaksuar derisa ka arritur të vaksinoj gjysmën e popullatës, ndërsa sikur këtë ‘triumf’ e shprehu duke dhuruar emocione e duke marrë duartrokitje nga qytetarët derisa ai goditi topin nga fusha sportive duke shënuar edhe gol.
Ky ‘spektakël’ mbase ishte edhe një motivim shtesë për qytetarët që pritnin për tu vaksinuar, transmeton Kosova Post.
https://www.instagram.com/p/COkWVkuplNN/