Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

    “Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Policia ‘zbarkon’ në ARBK

    Çfarë shkruhet për Bansjkën në raportin e agjencive amerikane të zbulimit

    Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij

    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tr@gjedia në Vjenë, raportohet se tre nga vi*ktimat janë nga Kosova – një nga Bosnja

    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve

    Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

    Zelensky: Kemi disa ide se si ta përfundojmë lu*ftën me Rusinë

    IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

    Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Presidenti Trump: Putini dhe Zelenskiy duan paqe

13 Shkurt 2025, 9:08
në Botë
Trump në gjykatë kërkon imunitet lidhur akuzat për zgjedhjet e 2020
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump tha se si presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehën dëshirën për paqe, gjatë telefonatave të veçanta që patën me të dhe se Trump ka urdhëruar zyrtarët më të lartë amerikanë që të nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komunikimet telefonike u zhvilluan pasi, më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga objektivi për anëtarësim në NATO dhe përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO.

Pasi bisedoi me Putinin për më shumë se sa një orë, Trump tha se udhëheqësi rus, i cili nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, mbështet dhënien fund të luftës dhe se ata kishin diskutuar për “arritjen e një armëpushimi në një të ardhme jo shumë të largët”.

“Ai do që lufta të marrë fund. Ai nuk do që lufta të ndërpritet dhe luftimet të rikthehen sërish pas 6 muajsh”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se jemi në rrugën drejt arritjes së paqes. Mendoj se Presidenti Putin do paqe, Presidenti Zelenskiy do paqe, unë dua paqe. Thjesht dua që të mos shoh më njerëz të vriten”, shtoi presidenti amerikan.

Trump ka deklaruar prej kohësh se synon që t’i japë fund luftës në Ukrainë, por pa dhënë hollësi se si mund ta arrijë këtë.

Më herët Kremlini tha se Putin dhe Trump kishin rënë dakord të takoheshin dhe se udhëheqësi rus e kishte ftuar presidentin amerikan që të vizitonte Moskën. Trump tha se takimi i tyre i parë “ndoshta mund” të ndodhë së shpejti në Arabinë Saudite.

Në një postim në platformën e tij sociale, Trump tha se Sekretari amerikan i Shtetit,, Marco Rubio, shefi i CIA-s, John Ratcliffe, këshilltari për siguri kombëtare, Michael Waltz dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëhiqnin negociata për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti Trump dhe presidenti Zelensky folën pas bisedës së Trump me udhëheqësin rus. Zyra e presidentit Zelensky tha se biseda zgjati rreth një orë.

“Pata një bisedë kuptimplotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Biseduam… për mundësitë për të arritur paqe, e diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku… dhe kapacitetet teknologjike të Ukrainës… përfshirë dronet dhe industritë e avancuara”, shkroi Zelensky në platformën X.

Presidenti Trump tha se Sekretari Rubio dhe Nën Presidenti JD Vance do të zhvillojnë bisedime lidhur me luftën, të premten, në konferencën vjetore mbi sigurinë, në Mynih, ku pritet të marrin pjesë zyrtarët ukrainas.

Thirrjet telefonike erdhën pas këmbimit të burgosurve, gjatë të cilit Rusia liroi mësuesin amerikan Marc Fogel nga Pensilvania, pas tre vitesh qëndrimi në burg nën akuzat për posedim droge. Alexander Vinnik, një kriminel i dënuar rus, po lirohet në këmbim të Fogel nga Rusia, sipas burimeve në dijeni të marrëveshjes që folën me kusht të mos identifikoheshin.

Vinnik u arrestua në vitin 2017 në Greqi me kërkesën e autoriteteve amerikane nën akuzat për mashtrim me kriptovaluta. Ai më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara ku pranoi fajin për pjesëmarrje në komplot për pastrim parash. Ai për momentin ndodhet në burg në Kalifoni, duke pritur transportin për t’u kthyer në Rusi, sipas zyrtarëve.

Presidenti Putin foli për herë të fundit me një president amerikan në shkurt të vitit 2022 kur pati edhe telefonatën me presidentin Joe Biden pak pas të cilës urdhëroi futjen e mijëra trupave në Ukrainë.

Gjatë vitit të parë të luftës, Ukraina arriti t’i largonte forcat ruse nga lagjet përreth Kievit dhe rimori nën kontrollin e saj pjesë të mëdha të territorit të pushtuar nga Rusia.

Por Moska ka qenë në avantazh në fushëbetejë që nga kundërofensiva e dështuar e Ukrainës në vitin 2023, duke përparuar ngadalë por gradualisht në luftimet intensive që kanë shkaktuar vdekjen apo plagosjen e qindra mijëra ushtarëve nga dyjat palët dhe që ka shkatërruar qytetet ukrainase.

Rusia ka nën kontrollin e saj rreth një të pestën e Ukrainës dhe kërkon që Kievi të heqë dorë nga më shumë territore dhe që të deklarohet si pjesë e marrëveshjes paqësore si shtet neutral përgjithmonë. Ukraina kërkon që Rusia të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe thotë se duhet të anëtarësohet në NATO apo t’i ofrohen garanci të ngjashme sigurie për ta parandaluar një sulm të sërish të Moskës.

Në diskutimet e fundit, Kievi duket se ka pranuar që nuk do të pranohet në NATO së shpejti dhe ka theksuar nevojë për përkrahje ushtarake si pjesë të një marrëveshjeje të paqes.

“Nëse Ukraina nuk është në NATO, do të thotë se Ukraina do ta ndërtojë NATO-n në territorin e saj. Prandaj na duhet një ushtri e madhe si ajo që ka Rusia sot”, deklaroi Zelensky në një intervistë për revistën ‘The Economist’, e cila u publikua të mërkurën, shkruan  Zëri i Amerikës.“Dhe për këtë, ne na nevojiten armë dhe fonde. Dhe këto do t’ia kërkojmë Shteteve të Bashkuara”, tha ai, duke e përshkruar këtë si “planin B” të tij.VOA

Etiketat: Donald TrumpVladimir PutinVolodymyr Zelenskiy
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

10 muaj më parë
Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

10 muaj më parë
Trump i bën thirrje Putinit t’i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po v*desin

Trump i zhgënjyer me Putin, media amerikane: Mund të vendosë sa*nksione ndaj Moskës këtë javë

10 muaj më parë
 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH