Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të martën kryetarin e parlamentit bullgar në Stamboll për bisedime.
Presidenca turke nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për takimin me dyer të mbyllura mes Erdoganit dhe Vezhdi Rashidov.
Rashidov dhe kryetari i parlamentit turk Mustafa Sentop diskutuan të hënën mbi zhvillimin e lidhjeve midis dhomave legjislative të dy vendeve, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, me theks në migrimin.