Ursula von der Leyen ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku pritet të takohet me Rishi Sunak.
Ajo ka postuar një foto të saj duke zbritur nga Eurostar në St Pancras, dhe shkroi se mezi po priste nisjen e një etape të re me kryeministrin.
Gjithashtu ajo do të takohet sot edhe me Mbretin në Kështjellën Windsor.