Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, transmeton KosovaPost.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me
kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Të martën Kuvendi ka pasur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.