Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka arritur në El Salvador, ku ka shkuar me ftesë të homologut të saj, Nayib Bukele, i cili a ka pritur me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake në aeroport.
Osmani ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador
“Krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake”, ka shkruar Osmani në Facebook.