Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjer, tansmeton KosovaPost.
Në njoftimin e Doganës thuhet se hetimi identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.
“Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forcon angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftim .
Sipas Doganës, veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent.
“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar profesionalizëm dhe ekselencë në shërbimin publik, si dhe për të punuar në inovacione në procedurat doganore dhe partneritete për të luftuar efektivisht korrupsionin.