Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.
Ndërsa shpreh urimet më të mira, presidentja Osmani , thotë se “kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë”.
Për më tepër Osmani, tha se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë.
“ Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, shkruan presidentja Osmani në Facebook.