Presidentja Osmani: M*asakra e Likoshanit dhe Qirezit, akte më të rënda të t*errorit serb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

“Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri’, tha Osmani në postim në përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Sipas saj, masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

“Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!”, tha presidentja Osmani.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika