Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim lamtumirës amasadorin e Belgjikës Julian Sassel, dhe e ka falenderuar për angazhimin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme.
Osmani i ka shprehur mirënjohje ambasadorit belg Sassel, për bashkëpunimin, vlerson mbështetjen e Belgjikës për Kosovën, dhe thekson rëndësine që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më shumë.
“Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje ambasadorit Sassel për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruhet në postimin e Presidencës.


























