Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me guvernatoren e përgjithshme, Mary Simon.
Në të dyja takimet, Osmani do t’i njoftojë bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t’i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.
Sipas Osmanit, takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi.