Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë, ndërsa sot është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa ka njoftuar se gjatë takimit, me kryeparlamentarin turk kanë diskutuar për marrdhëniet shumëdimensionale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha.
“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Shentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Kujtojmë se Presidentja Osmani, gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.