Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uron rininë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e vendit.
Presidentja Osmani ndërsa uron të rinjtë, shprehet se “Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”.