Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar sot për suksesin e ri të këngëtares nga Kosova me famë botërore Dua Lipës.
Presidentja me një shkrim të shkurtër ka uruar Dua Lipën e cila në Brit Awards, u nderua me çmimin ”Këngëtarja më e mirë britanike”.
”Urime yllit tonë Dua Lipa e cila dominoi në Brits2021 mbrëmjen e kaluar. Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz, ndaj meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova!”.