Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi qytetarët dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Presidentja Osmani ka theksuar se ukrainasit, në luftën me Rusinë, i treguan botës forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur.
Osmani ka thënë se Kosova ka qëndruar pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë duke e mbrojtur kombin e saj dhe duke u përpjekur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Urimet tona më të ngrohta për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë. Përballë luftës së paprovokuar, ukrainasit i kanë treguar botës një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, forcë dhe vendosmëri të palëkundur. Kosova ka qëndruar pranë jush dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ndërsa mbroni kombi juaj dhe përpiquni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme “Lavdi Ukrainës” ka shkruar presidentja në rrjetin social “X”.