Futbollisti prishtinas i Kombëtares së Shqiprisë, përkatësisht mbrojtës i skuadrës së Empollit, Ardian Ismajli, po vijon shkëlqimin e tij në Seria A, raporton Kosova Post.
Krahas suksesit të disa muajve më parë, kur u radhit në mesin e 11-ës më të spikatur të top 5 ligave më të forta në Evropë, javën që po lëm pas, Ismaili është përzgjedhur edhe pjesë e formacionit më të mirë të Serie A- ligë kjo që radhitët ndër më kompetitivet në arealin e sportit më popullor në botë, pra futbollit.