Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se Prishtina po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
“Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj bashkë me drejtorin e sportit, Bardh Krasniqi kanë vizituar fusha të ndryshme të sportit në Zvicër për të marr nga atje shembullin që do ndjekim për krijimin e mirëmbajtjen e fushave, sallave të sportit në kryeqytet. Prishtina do të shkëlqejë në organizim e mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.