Ndotja e ajrit në Prishtinë përgjatë këtyre viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore, dhe si çdo vit edhe tash po vazhdon të jetë shqetësim serioz, shkruan Kosova Post.
Nga kjo mund të themi se Kosova zë vendin e pestë në botë për nga ndotja e madhe e ajrit.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, ndotja shënon nivel prej 2.7 PM, e cila cilësohet si shumë e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.
Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.
Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrotjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara.
Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.
Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.