Prishtina ka triumfuar në miqësoren e sotme ndaj skuadrës ruse, Orenburg.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2 me 1 në “Calista Sports Ceneter”
Një super gol i Qëndrim Zybës dhe një tjetër i Leonit Abazit i dhanë fitoren skuadrës së Prishtinës.
Kjo është fitorja e radhës e skuadrës së drejtuar nga Zekirja Ramadani që ka bërë paraqitje mjaft të mira në këtë fazë përgatitore.