Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtat dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, është njoftuar se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare mbi dyshimin se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarat me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport