Në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shtresimin e rrugëve me asfalt, më 6 prill të këtij viti, u asfaltuan rrugët “Fehmi Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren, që janë akse të rëndësishme dhe lidhin zona të ndryshme të qytetit.
Mirëpo në rrugët e qytetit të Prizrenit, asfalti u shemb pas 10 ditesh pasi u shtrua nga komuna.
Lidhur me këtë ka reaguar asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Selman Sokoli, i cili ka publikuar fotografi nga gjendja aktuale e këtyre rrugëve ku njëkohësisht këtë e ka cilësuar si aferë të pastër korruptive të kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj.