Dhuna në familjet kosovare fatkeqësisht po vazhdon ende dhe pothuajse asnjë ditë nuk mungojnë rastet kur bashkëshortët ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prizren, raporton KosovaPost.
Rreth orës 15:40, Policia e Republikës së Kosovës ka marrë një informacion se një person ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia del në vendin e ngjarjes dhe arreston të dyshuarin i cili njërës nga viktimat i ka shkaktuar lëndime trupore me ç’rast i është nevojitur ndihmë mjeësore.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48-orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./KosovaPost/