Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), po përcillet me një varg ankesash e pakënaqësish. Procesi i intervistimit të kandidatëve, sipas disave prej këtyre të fundit, nuk ka shkuar si duhet, transmeton Kosova Post.
Dush Gashi, një kandidat i eliminuar, ka varguar ankesat publikisht, duke shtuar se me këtë, ai nuk pretendon ndryshimin e kursit të këtij procesi, por këtë e bënë që të jetë “në paqe me vetveten”:
“Të them të drejtën, nuk kam besuar edhe se do të jem aq i panjohur aty, kam pritur që dikush të ketë bërë një hulumtim në internet dhe për pak kohë të krijojë një parafytyrim për profilin tim intelektual e profesional. Për fat të keq, arkivi i vjetër i “Zërit” nuk është i hapur për publikun, ndërsa portalet “DialogPlus” dhe “Infoglobi”, ku i kam disa nga tekstet e mija më të spikatura autoriale, për shkak se kam pasur liri të plotë të shkrimit, janë shuar. Megjithatë, tekstet e mia mund të gjenden të huazuara nga mediat tjera në gjuhën shqipe të tërë hapësirës shqiptare dhe një gjë e tregojnë qartë: paanësinë time.”
Lulëzim Beqiri, një tjetër kandidat shkruan:
“Isha pjesë e intervistës për Bordin e RTK-së
E kam shumë të vështirë me e perceptua si munden disa deputet të profesioneve të ndryshme me e vlerësua një profesionist me kaq specifika.
Ta zamë unë si:
1. Teknik i Kontabilitetit
2. Kontabilist i Certifikuar Publik
3. Auditor i Jashtëm
4. Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik dhe Privat
5. Këshilltar Tatimor
6. Auditor i IT
7. Këshilltar Tatimor i licencuar( në procese)
8. Ekspert i Forenzikës Financiare ( në proces),
9. Trajner i certifikuar për Alokimi Afatmesëm i Resurseve Publike, Menaxhimi i Financave Publike, Politika Fiskale, dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve i IKAP-i- Ministria e Administratës Publike.
10. Bachelor i Ekonomisë
11. Master i Marketingut.”
Ismet Mulaj, i cili po ashtu ishte intervistuar nga Komisioni Ad Hoc, u ankua, po ashtu, publikisht:
“Edhe une, si shumë qytetar me votën time kam kontribuar në këtë përbërje të Kuvendit, prandaj nuk e kam asnjë hidherim, pse nuk jam në mesin e 16 me të vlersuarve e që kanë shkuar për votim në kuvend, edhe pse une jam në mesin e atyre që kanë fituar pikë të mjaftueshme.”
Një rast i veçantë është edhe ai i kandidatit N. A, i cili edhe pse është kualifikuar për intervistë, nuk i është nënshtruar asaj, pasi që, ia kanë gabuar email-in.
Përndryshe Komisioni Ad Hoc, pas intervistimit të kandidatëve, ka përzgjedhur këta emra të cilët pritet t’ia propozojë Kuvendit të Kosovës për votim:
1. Driton Hetemi 847 pikë
2. Besnik Boletini 812 pikë
3. Safet Kabashaj 797 pikë
4. Ejup Gojnovci 792 pikë
5. Bekim Selo 768 pikë
6. Ismet Sijarina 749 pikë
7. Fatime Lumi Qehaja 734 pikë
8. Petrit Qollaku 734 pikë
9. Arta Berisha 726 pikë
10. Enis Halimi 726 pikë
11. Albulena Mehmeti 724 pikë
12. Jehona Ademaj Sejdiu 704 pikë
13. Shukrije Rama 684 pikë
14. Mejreme Krasniqi Sadiku 683 pikë
15. Mihane Nertile Salihu Bala 668 pikë
16. Arta Pllana 670 pikë
17. Nelica Veljkovic 677 pikë
18. Mihailo Scepanovic 735 pikë./KosovaPost/