Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

    Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

    Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave

    Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila duhet të vazhdojë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Prodhimet vendore më të shtrenjta se ato të huajat

13 Mars 2023, 19:27
në Kryesore, Lajme
Prodhimet vendore më të shtrenjta se ato të huajat
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhimet e bëra në Kosovë, që njihen edhe si “Made in Kosova”, shpesh kanë çmim të njëjtë me produktet e ngjashme të importuara, apo, në disa raste, janë edhe më të shtrenjta.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi javën e kaluar disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku hasi në sheqer më të shtrenjtë se sheqeri i importuar, në salcë më të shtrenjtë apo në peceta më të shtrenjta.

“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë.

Vebi Mjeku, bashkëqytetar i tij, thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira. “E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai.

Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale, sipas tyre, aspak të favorshme.

“Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe kompanitë e tyre kanë subvencionime të ndryshme nga shteti. Këto politika që ata i kanë, na penalizojnë, sepse ne nuk i kemi”, thotë Isa Rakovica, drejtor i shitjes në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

Ai thotë se punon me një marzhë më të vogël të fitimit, për të nxjerrë në treg çmime sa më të lira.

Në Odën Ekonomike të Kosovës pohojnë ngjashëm. Kryetari Lulzim Rafuna thotë se, sipas informacioneve që ka, bizneset në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe disa vende të tjera prej nga importon Kosova, kanë politika më të mira fiskale dhe subvencionohen nga shteti.

“Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende, prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Shteti, sipas tij, duhet të intervenojë te politika fiskale, qoftë me zbritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, të tatimit doganor e të tjera. Ai thotë se nga viti 2019 asnjë politikë fiskale nuk ka ndryshuar në favor të prodhuesve.

Sipas Rafunës, Ligji për masat anti-damping duhet të vihet po ashtu në zbatim. Dampingu shkaktohet kur një vend eksporton në Kosovë produkte me çmime më të lira se vlera normale e tyre dhe, rrjedhimisht, dëmton industrinë e brendshme prodhuese.

Në atë rast, mekanizmi anti-damping nënkupton vendosjen e një takse që duhet ta paguajë eksportuesi.

Kosova ka miratuar Ligjin për masat anti-damping në vitin 2014. Për herë të fundit e ka zbatuar në vitin 2021 kundër disa produkteve të Serbisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të diskutuar në lidhje me këtë temë.

Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti.

“Qeveria do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, duke synuar digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese”, thuhet në planin e Qeverisë, por nuk është e qartë se deri ku ka arritur zbatimi.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian, ndonëse, sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 2.400 kompani prodhuese.

Vendi, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak – gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen ekonomike.

Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritja ekonomike gjatë vitit 2023 pritet të jetë 3-4 për qind. Gjatë vitit të kaluar, si konsumatorët, ashtu edhe prodhuesit i ka goditur edhe inflacioni i lartë. Kosova e ka mbyllur 2022-shin me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind. /rel/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

4 orë më parë
Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

4 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

5 orë më parë
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH