Prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonave inteligjentë “Xiaomi” filloi prodhimin e celularëve në Turqi në fabrikën ku ka investuar 30 milionë dollarë, transmeton Kosova Post.
Sipas një deklarate nga prodhuesi i telefonëve Xiaomi, me fabrikën që ka hapur në Avcılar të Stambollit Turqia është bërë vendi i katërt në botë që kompania prodhon produktet e saj.
Me këtë investim marka do të punësojë afërsisht 2 mijë vetë.
Fabrika do të ketë një kapacitet prodhues vjetor 5 milionë ‘smartphone’. Prodhimi në këtë fabrikë do të realizohet në bashkëpunim me firmën vendore “Salcomp”.
Xiaomi, një nga prodhuesit kryesorë të smartphone-ve në botë, është prodhuesi i tretë më i madh i smartphone-ve në botë me 10% të tregut, pas Samsung-ut (28 për qind) dhe Apple (27 për qind), sipas të dhënave nga Statcounter, një kompani me seli në Irlandë që analizon këtë sektor.
Ndërkohë, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, në videomesazhin që dërgoi në ceremoninë e hapjen e fabrikës tha se Turqia do të jetë vendi i katër në botë që Xiaomi do të prodhojë produktet e veta; ky investim është një ‘gur i qoshes’ në rrugën për ta bërë Turqinë një bazë globale në prodhimin e smartphone-ve; eksporti dhe prodhimi me vlerë të shtuar që do të bëjë firma do të kontribuojnë në ekonominë e vendit.
Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan gjithashtu në videomesazhin e dërguar në këtë aktivitet tha se investitorët kanë besim tek e ardhmja e Turqisë dhe shtoi:
“Nuk është për t’u habitur që një kompani e madhe teknologjike si ‘Xiaomi’ zgjodhi vendin tonë si një bazë prodhimi”./trt/