Pas paralajmërimit të protestës sot, për profesorin, i cili para pak ditësh qau në një emision, duke thënë se është bullizuar nga deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani nga LVV, ka reaguar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Pajazit Jashari, shkruan KosovaPost.
Jashari me anë të një postimi në llogarinë e tij, në Facebook ka shkruar se profesorin e kanë përkrahur pasiqë ishte sulmuar padrejtësisht, duke i shtuar kësaj se disa tani po ia veshin një “mantilë” të këngëtares Fjolla Morina, duke i bërë kështu thirrje që mos t’i lejojë manipulantët e politikës që të bëjnë monedhë të inflacionit.
Postimi i plotë:
Profë” ne të përkrahëm jo për ndonjë vlerë, por meqë u sulmove padrejtësisht.
Tani disa ” dashamirë” po ta veshin mantelin e Linda Morinës.
Njëhere derdhe lot në studio telivizive, mos lejo që manipulantët e politikës të të bëjnë monedhë të inflacionit.
Loti i yt i ardhshëm nuk do jet veç një sekuencë studjoje, por mund të jetë me sekuenca jetësore.