Profesor Bakiu: Partitë shqiptare të demokratizohen – Një anëtar një votë

Profesor Bakiu: Partitë shqiptare të demokratizohen – Një anëtar një votë

Profesori universitar Qashif Bakiu sërish ka thumbuar partitë politike shqiptare në Maqedoni, duke u bërë thirrje që të demokratizohen. Pas ngjarjeve të fundit në Lëvizjen Besa, prof Bakiu për Kosova Post thotë se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të demokratizohen dhe të aplikojnë sistemin “Një anëtar një votë” për të zgjedhur strukturat udhëheqëse të partive të tyre.   

“Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni për 27 vite pluralizëm nuk arritën të ndërtojnë një subjekt të mirëfilltë demokratik. Kryesisht u ndërtuan parti politike në momente të caktuara, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e qytetarëve. Ata u uzurpuan nga individë apo grupe të cilat pastaj nuk zgjodhën formë dhe metodë për të ngelur në krye të tyre. Problemi ka edhe shumë gjëra për tu analizuar dhe folur. Por një gjë është e sigurt, përfundimisht partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet të demokratizohen.

Jo vetëm për Lëvizjen Besa, por për të gjitha partitë, sistemi i zgjedhjeve të brendshme “Një anëtar një votë” do të mbyllte shumë tema që janë diskutuar. Kjo do të ngrinte subjekte politike të shëndosha, do të amputonte meraket e pafundme të shumë njerëzve dhe do krijonte një brigadë politikanësh të pensionuar, të cilët do të prisnin në radhë për të dhënë analizat e tyre në televizionet lokale. Demokracia në thelbin e saj e ka vullnetin e popullit, cili është kuptimi nësë partitë politike brenda tyre nuk e dëgjojnë vullnetin e popullit”, thotë profesor Bakiu.

Prof. dr. Qashif Bakiu është studiues dhe njohës i proceseve politike në Maqedoni. Ai njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj elitave politike në Maqedoni./KosovaPost.

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që