Një mësimdhënës i shkollës të mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjajovë dyshohet ta ketë ngasmuar seksualisht nxënësen e tij.
Bëhet e ditur se mësimdhënësi I.M. para rreth një jave ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
17-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, e cila në prani të prindit ka dhënë deklaratën në lidhje me rastin. E mitura ka deklaruar që profesori e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi dhe këto veprime janë përsëritur herë pas here.
Me të paraqitur rasti, i dyshuari është paraqitur vetëparaqitur në Polici.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit është inicuar rasti si ngacmim seksual dhe i njëjti është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt.
Gazeta Sinjali.