Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti prezanton vizionin për Obiliqin: Shëndet, infrastrukturë dhe sport

    Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    Një grup i deputetëve të PE-së i shkruajnë Ursula von der Leyen, kërkojnë që Kosovës t’i hiqen masat menjëherë

    Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

    23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë

    Ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortit, arrestohet një grua në Lipjan

    Policia: Nuk ka të lënduar, dëmi i zjarrit në Prizren është i madh

    Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan

    Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

    Pjesë e grupit ekstremist “Banda e Çekiçit”, arrestohet në Francë shqiptari i rrezikshëm

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Projekt-Rezoluta e Parlamentit Evropian, kërkohen sanksione për Serbinë

18 Tetor 2023, 11:47
në Kryesore, Lajme
Projekt-Rezoluta e Parlamentit Evropian, kërkohen sanksione për Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter
Parlamenti Evropian ka hartuar një Projekt-Rezolutë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, që pritet të prezantohet në seancën e së enjtes, më 19 tetor. Kjo Rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”. Aty kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radojiçiqit.

Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj Policisë së Kosovës nga “banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë.

Nëpërmjet kësaj rezolute, të cilën e ka publikuar mediat serbe “Nova”, ftohen të gjitha anëtarët e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që ta dënojnë këtë sulm. Gjithashtu shprehet keqardhje e thellë për viktimat dhe shpërehen ngushëllime për familjen dhe kolegët e Afrim Bunjakut. Aty vlerësohet bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë EULEX dhe KFOR në kundërpërgjigje të sulmit.

“Të gjitha palët ftohen për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe një monitorim i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet kosovare. BE-së i kërkohet të mbështesë hetimin nga autoritetet e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen nga EULEX-i. Autorët përgjegjës për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë. Autoriteteve të Kosovës u kërkohet të zbulojnë të gjitha provat në lidhje me incidentin dhe që institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, t’i vlerësojnë këto dëshmi. Pritet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me këtë hetim dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht ndodhen në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë ekstradimin e tyre në Kosovë”, thuhet në Rezolutë, raporton RTK.

Autoriteteve të Kosovës u kërkohet gjithashtu që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar kontrabandën e armëve në vend, e cila bëhet përmes ambulancave dhe objekteve kishtare të Kishës Ortodokse Serbe në veri të Kosovës.

Tutje në Projekt-Rezolutë theksohet rëndësia e vendosjes së përgjegjësisë së Serbisë në sulmin e 24 shtatorit dhe nevoja për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë, në përputhje me masat ndaj Kosovës. Ftohen BE-ja dhe anëtarët e saj të përgatisin sanksione kundër organizatorëve, financuesve dhe autorëve të sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, bazuar në gjetjet e hetimit.

Gjithashtu, BE-së i kërkohet të vendosë masa kufizuese ndaj lidershipit serb, nëse konfirmohet pjesëmarrja e tyre në sulmin në Banjska ose cilido nga veprimet apo qëndrimet e lartpërmendura të dënuara, përfshirë mosgatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht në hetimin e këtij rasti. Këshillit të Evropës i kërkohet të miratojë masa kufizuese të synuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, kundër aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe udhëheqësve të rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, Këshilli ftohet të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione kundër Milan Radojiçiqit.

“Rezoluta dënon ashpër praninë e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, por mirëpret tërheqjen e disa trupave serbe nga kufiri i Kosovës dhe i bën thirrje Serbisë që të përmbahet nga përsëritja e situatave të tilla në të ardhmen. Serbisë i kërkohet të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet e shkaktuara nga prania e saj ushtarake. Në këtë drejtim, Serbisë i kërkohet të tërheqë të gjitha bazat ushtarake të vendosura afër kufirit me Kosovën dhe pajisjet, duke përfshirë sistemet kundërajrore dhe njësitë e artilerisë së rëndë, të përmbahet nga çdo vendosje joproporcionale ushtarake në rajon në të ardhmen dhe të ndërpresë  çdo mbështetje për formacionet ilegale terroriste në veri të Kosovës”, thuhet tutje në Projekt-Rezolutë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti prezanton vizionin për Obiliqin: Shëndet, infrastrukturë dhe sport

Kurti prezanton vizionin për Obiliqin: Shëndet, infrastrukturë dhe sport

4 minuta më parë
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

26 minuta më parë
Një grup i deputetëve të PE-së i shkruajnë Ursula von der Leyen, kërkojnë që Kosovës t’i hiqen masat menjëherë

Një grup i deputetëve të PE-së i shkruajnë Ursula von der Leyen, kërkojnë që Kosovës t’i hiqen masat menjëherë

1 orë më parë
Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH