Një grua është gjetur e shtrirë dhe e lënduar sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë relevante për zbardhjen e rastit.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.Ajo tha se prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve aty, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër).
Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj.