Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie të thirrur nga PSRK-ja të mërkurën.
Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime disamujore në këtë rast të madh dhe shumë kompleks. Pas analizimit të provave dhe analizimit të mirë të të gjithë situatës, Kemi pranuar shumë pyetje nga gazetërët, por kemi qenë të kufizuar për të dhënë informata. Për të ngritur aktin akuzues është dashur të presim gjatë. Pranimi i raporteve të ekzaminimeve nga jashtë, kanë qenë shkak i kësaj vonese. Janë akuzuar 45 persona”, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj,
Ata ngarkohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”.
Deri tani, në paraburgim për rasin e Banjskës janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje të Milan Radoiçiq, ku kishte theksuar se Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. E vetë Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.