Dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Dinjitetit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit dhe e Parandalimit të këtij Krimit, është bërë promovimi i librave “ Vetëvrasja politike e Shqipërisë dhe Kosovës” dhe “Deti mes Shqipërisë dhe Greqisë” me autor ish- diplomatin shqiptar, Shaban Murati, transmeton Kosova Post.
Siç bëjnë të ditur organizatoret e shënimit të kësaj dite, shënimi i ngjarjes është mundësuar nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.