Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se “Ballkani i hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe.
“Kështu ëndërron Vuçiq i në prag të arritjes në Tiranë nesër”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ajo thotë se opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërroj.
“Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Tahiri.