Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

    Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

    36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

    36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

    Mblidhet Bordi i ZRRE-së, ky është rendi i ditës

    Mblidhet Bordi i ZRRE-së, ky është rendi i ditës

    Vendet e Ballkanit shprehin ngushëllime për Turqinë pas ak*sidentit tr@gjik të autobusit

    Vendet e Ballkanit shprehin ngushëllime për Turqinë pas ak*sidentit tr@gjik të autobusit

    Dallaveret me numërim, kaq vjet burg mund të dënohet një anëtar i Komisionit Zgjedhor!

    Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim ndaj 10 të dyshuarve për manipulim me vota

    Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit

    Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit

    PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj LVV-së për gjoja shkelje të Kodit të mirësjelljes

    Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron borë, shi e vranësira

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

P*rotestat studentore, çfarë ndodhi në mars e prill 1981 në Prishtinë dhe si reagonte qeveria komuniste e Tiranës

12 Mars 2025, 12:44
në Lajme, RAJON
P*rotestat studentore, çfarë ndodhi në mars e prill 1981 në Prishtinë dhe si reagonte qeveria komuniste e Tiranës
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova Republikë”, “Liri, barazi, drejtësi” si edhe “Duam bashkim” ishin thirrjet e lëvizjes së marsit të vitit 1981, kur u organizuan një seri protestash të studentëve të Universitetit të Prishtinës, ndaj kushteve të papërshtatshme të jetesës dhe studimit.

Por kërkesat që nisën me përmbajtje sociale evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike. Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, nxiti demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë. Më këtë nisi edhe zinxhiri i demonstratave të 81’ës. Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë. Ato pasuan me tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Demonstratat që vijuan deri në prill, u shtypën me dhunë policore nga ana e pushtetit jugosllav. Aksioni i njësive speciale të ish-Federatës së Jugosllavisë, i dha hov shpërthimit të zemëratës popullore.

Qindra të rinj dhe aktivistë politikë u burgosën. Si rezultat i përplasjeve u vranë 9 protestues dhe u plagosën 15 të tjerë. Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës. Ato rindezën aspiratën kombëtare që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës. Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes përfundimtare të shqiptarëve të robëruar nga ishJugosllavia. Shqiptarët në ishJugosllavi kishin mungesë të theksuar të të drejtave etnike, politike dhe ekonomike. Protestat e studentëve në Prishtinë do të shkaktonin një reaksion zinxhir edhe në qytetet e tjera shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Krahas kërkesave studentore për kushte më të mira në universitet, në demonstrata pati dhe parulla politike. Për herë të parë do të kërkohej hapur dhe zëshëm “Kosova Republikë”.

NGJARJET

Demonstratat filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, por, në fakt, ishte shkëndija në një zinxhir mbi mllefin e akumuluar prej vitesh. Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studentëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkakton demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe paraburgosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve” në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë. I gjithë zinxhiri i demonstratave është përcjellë nga lufta speciale e doktrina e shenjt serbe.

Që nga fillimi i revoltës në mensë e deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demonstratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demonstratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënës dhe studentë kryesisht femra. Në këtë rast u fol edhe për sterilizim të femrave shqiptare me qellim uljen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Nga kjo pikëpamje shteti jugosllav barazohet me veprimet e Sadam Huseinit kundra kurdëve.

DËNIMET

Në gusht të vitit 1981, Gani Koçi, Januz Januzi, Ramadan Dobra, Kadri Kryeziu, Murat Musljiu, Selim Geci dhe Bedri Deliu u dënuan me burg për organizimin e demonstratave të 11 marsit. Në aktgjykim thuhej se të pandehurit kishin rënë dakord një natë para se të shpërthente trazirat në dhomën e konviktit studentor për të përfituar nga pakënaqësia e studentëve, të cilët prej disa ditësh ankoheshin për shërbimin e keq në mensë. Ata përpunuan një plan, ndanë rolet dhe më pas të nesërmen i prezantuan më shumë studentë me qëllimin e tyre, të cilët pranuan t’i bashkoheshin. Pasi shkaktuan një incident në mensë, ata i çuan studentët e pakënaqur para konvikteve dhe diktuan parulla. Atyre iu bashkua Ali Lajqi, Bajram Kosumi (Bajram Kosumi, anëtar i delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Rambuje. Pas luftës, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ka mbajtur detyrën e Kryeministrit të Kosovës (2004-2005), pas dorëheqjes së kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj), Musli Kosumi dhe Halit Osmani.

Të gjithë ata tashmë ishin të lidhur me lëvizjen ilegale separatiste shqiptare, e cila mori pjesë aktive në organizimin e demonstratave të mëvonshme. Në mesin e studentëve të mbledhur ishin Adem Prapashtica, Faton Topali dhe Fatmir Grajçevici, anëtarë të udhëheqjes së Partisë ilegale Komuniste marksiste-leniniste të shqiptarëve në Jugosllavi. Asnjë nga të dënuarit nuk e mohoi pjesëmarrjen në demonstratë, por gabimisht pretenduan se nuk kishte organizim, por rebelimi shpërtheu për shkak të kushteve të vështira të jetesës së studentëve. Ismail Bala, asokohe nxënës i shkollës së mesme “Jeta e Re” në Suharekë – pjesëtar i grupeve ilegale (OMLK), më pas anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe UÇK-së – është arrestuar më 3 qershor 1981 dhe si 16-vjeçar do të dënohet me katër vjet burg. Ai e formuloi rëndësinë e demonstratave si më poshtë: “Demonstratat e vitit 1981 janë zgjimi i popullit shqiptar nga agonia. Ata shënuan rrugën që duhet të ndjekë shqiptari kosovar, drejt çlirimit dhe pavarësisë së plotë nga Serbia. Ata e forcuan ndjenjën kombëtare dhe largimin tonë nga popujt e tjerë sllavë të ishJugosllavisë”.

REAGIMET

Demonstratat e vitit 1981 u bënë faktor dhe burim informacioni për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare. Zhvillimi i ngjarjeve të mars-prillit 1981 u mbështet nga Shqipëria dhe u shkrua pothuajse nga i gjithë shtypi botëror. Agjencitë dhe shtypi i vendeve perëndimore shkruan dhe mbështetën vërtet demonstratat. Në kongresin e 8-të të Partisë së Punës Shqiptare, Enver Hoxha deklaroi se shteti shqiptar mbrojti dhe do të vazhdojë të mbrojë atë pjesë të kombit shqiptar që jeton në “të tyre”. vendet në Jugosllavi”, dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

Edhe pse politika e asaj kohe në Shqipëri i mbështeti këto demonstrata dhe kërkesat e tyre, një dekadë më vonë, në shtator të vitit 1992, Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, në një intervistë të gjatë të realizuar nga Blerim Shala dhe Lukman Halili, botuar si libër me titull “Unë Ramiz Alija – Dëshmi e historisë”, tha: “Mund të them se demonstratat e vitit 1981 ishin krejtësisht të papritura për ne dhe shpesh pyesnim se kush ishte i interesuar për to, sepse zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ishte shumë i favorshëm, sepse nga këto ngjarje përfitonin të tjerët më shumë se shqiptarët. Personalisht kam menduar vazhdimisht se serbët kanë përfituar më shumë nga ato ngjarje”./Gazeta Panorama

Etiketat: prill 1981PrishtinëProtestat studentoreTiranë
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë

Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë

8 muaj më parë
Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më parë

Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më parë

8 muaj më parë
Ngjarje e rëndë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese në Prishtinë

Ngjarje e rëndë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese në Prishtinë

9 muaj më parë
Sahatçiu pasi priti Macronin: Projektin për shkollën e k*odimit që më mbeti pezull në Prishtinë, e realizova në Tiranë

Sahatçiu pasi priti Macronin: Projektin për shkollën e k*odimit që më mbeti pezull në Prishtinë, e realizova në Tiranë

9 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH