Shkruan VALDRIN FERIZI
Vendosja e Marrëdhënjeve Diplomtike në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare nuk është nënshtrim ndaj askujt, por përkundrazi është parim bazë me anë të secilës rregullohen marrëdhëniet mes shtetve sovrane në aspektin jurdik në arënen ndëkombëtare, prandaj si tillë edhe duhet respektuar.
Pikë tjetër me rëndësi në këtë çështje është së Kosova është shtet i Kontinetit të Europës dhe qe e njejta aspiron të antarësohet në BE dhe përderisa asnjë shtet i BE së nuk ka të vendsor Ambasaden në Juruslem por që të gjitha janë të vendosura në Telaviv, atëherë a thua vallë pse pikërisht Kosova duhet të ndërmarrë një hap ndryshe vendeve të BE së??
Sa i përket raporteve me SHBA-të ato nuk do prishen asnjëherë përderisa respektohet ligji dhe e drejta ndërkombëtare, kurse çdo kundërshtim i së drejtës ndërkombëtare ka për pasojë një varg ç’njohjësh për subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Partner tjetër strategjik që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës padyshim është edhe Republika e Turqisë duke u bërë ndër shtetet e para qe e njohu pavarësinë e Republikës sonë madje ishte jashtëzakonisht aktive me politikën e saj të jashtme për të sjellur njohje të reja shtetit më të ri të kontinetit të Europës Republikës së Kosovës me fokus të veqantë njohjet nga vendet e Lindjes.
A kemi llogari që një njohjë nga Izraeli i cili nuk ka bërë asgjë për Republikën e Kosovës ti humbasim me qindra sosh?!!!
PhD Cand. Valdrin Ferizi
“Autori vijon studimet e Doktorraturës në departamentin e Marrëdhënive Ndërkombëtare pranë Universitetit Necmettin Erbakan në Konya të Turqisë”