Gazetari dhe publicisti i njohur Salih Kabashi është përfshirë në debatin që ka shpërthyer rreth çështjes së Palestinës. Dhuna e ushtruar mbi popullatën civile palestineze nga aparatura ushtarake izraelite, ka dhënë edhe viktima dhe kjo situatë, i ka shtyrë shqiptarët që të reflektojnë e të marrin pozicion, shkruan Kosova Post.
Një ndër intelektualët që e ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat izraelite, është edhe Salih Kabashi.
Për më shumë, Kabashi ka thënë se “ndihet i turpëruar” për faktin që Kosova ka raporte diplomatike me Izraelin, duke e cilësuar këtë si shtet vrastar.
“Turpërohem pse vendi im ka marrëdhënie me një shtet pushtues e vrastar.”
Palestina, përkatësisht Jerusalemi, vijon të mbetet në një situatë të tensionuar, ndërsa popullsia vendase po përpiqet t’i mbrojë lagjet të cilat Izraeli synon t’i popullojë me kolonë hebrenj./KosovaPost/