Një fotografi e Adem Jasharit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk është parë më herët, të paktën jo nga publiku i gjerë është publikuar në Twitter.
Nga fotografitë që kemi parë deri tash, e nga ato që tregojnë njerëzit të cilët e kanë njohur Adem Jasharin, duket qartë se Komandanti Legjendar, kishte pasion motoçikletat.
Nderkaq, së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave.