Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 20 testime të kryera, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tre pacientë janë shëruar nga ky virus, teksa një i infektuar është hospitalizuar.
Numri i rasteve aktive me virusin corona është 62.