Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë, ku një vajzë është plagosur me armë zjarri.
Nga policia është bërë me dije edhe se, viktima ka marr tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
‘‘ARMËMBAJTJE PA LEJE/SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prishtinë 07.12.2024-04:00. Me 11.12.2024 pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje’’, thuhet në njoftimin e policisë.