Qendra izraelite B’Tselem për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar Tel Avivin për kryerjen e krimeve të luftës në përgjigjen e saj ushtarake ndaj sulmit brutal të Hamasit që vrau qindra civilë izraelit, raporton Times of Israel.
“Një politikë kriminale e hakmarrjes është duke u zhvilluar,” tha organizata për të Drejtat e Njeriut, duke vënë në dukje se ushtria pushtuese izraelite kishte hedhur “qindra ton” bomba në Gaza në fushatën e tij ajrore kundër grupit ushtarak Hamas.
“Midis të vrarëve, disa prej të cilëve janë ende të bllokuar nën rrënoja, ka familje të tëra që u fshinë nga një bombardim i vetëm. Midis tyre janë të paktën 140 të mitur dhe 105 gra”, sipas B’Tselem të Izraelit.
Ai thekson më tej se kjo, së bashku me vendimin e Izraelit për të mbyllur kalimet në Gaza dhe për të ndërprerë energjinë dhe ujin në territor, përbëjnë krime lufte që janë “urdhëruar hapur” nga zyrtarë të lartë izraelitë.
“Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve”
“Edhe në kushte tmerri dhe terrori, dëmtimi i qëllimshëm i civilëve, pronave të tyre dhe infrastrukturës civile është i ndaluar”, shton B’Tselem.
Të hënën, B’Tselem akuzoi gjithashtu Hamasin për kryerjen e një “krimi tronditës” për “hapjen e zjarrit pa dallim, vrasjen e qindra dhe plagosur mijëra civilë dhe kapjen e civilëve, që është një krim lufte në vetvete.”
Zëdhënësi i B’Tselem theksoi se kjo organizatë i përkufizon veprimet e Hamasit si krime lufte.
“Sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë të ndaluara dhe të papranueshme. Nuk ka asnjë justifikim për krime të tilla, pavarësisht nëse ato kryhen si pjesë e luftës për liri nga shtypja apo citohen si pjesë e luftës kundër terrorizmit”, thuhet në një deklaratë të Qendrës izraelite për të drejtat e njeriut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga KosovaPost nuk lejohet pa përmendur burimin.


























