Një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë sot para Klinikës së Ortopedisë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, stafi i Ortopedisë e ka dërguar qytetarin në Emergjencë.
Para disa ditësh, një tjetër person ishte sulmuar nga qentë në oborrin e QKUK-së. Për rastin në fjalë, drejtori i Klinikës së Infektivës, Arben Vishaj tha për Klankosova.tv, se i njëjti është vaksinuar në klinikën që ai drejton dhe ishte liruar për në shtëpi.