Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.
Në vizitën e tij sot në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Qeveria konfirmon ardhjen e Lajçak, takohet me Bislimin në ora 18:00