Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht kryetari aktual i kësaj partie, Ramush Haradinaj, teksa e ka kritikuar Qeverinë Kurti, ai këtë të fundit e ka kundruar si më të keqen që ka pasur ndonjëherë Kosova, transmeton Kosova Post.
“Kjo është qeveria më e keqe ndonjëherë në historinë e vet. Një qeveri që është e paaftë në politikë të jashtme, që ka vetëm dështime në politikë të jashtme dhe është qeveria e parë që ka arritur të krijojë mosbesim të skajshëm me SHBA-të dhe e ka dorëzuar veten në duart e disa zyrtarëve evropianë për çështje jetike të Kosovës”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Tutje Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë, që në prag të festave të fundvitit ta heqë orën policore.
“Së fundmi jemi në prag të festive të fundvitit dhe kjo Qeveri diasporën tonë (ata që i kanë ndihmuar për me ardhë në pushtet), po e dënon në mënyrën më të keqe me pritje me orë të tëra në kufi. Po e mban në fuqi orën policore.
“E lus ministrin e Shëndetësisë që ka ardhë prej Amerikës, që t’i tregojë kryeministrit të vet që nuk ka vend në botë që ka orë policore apo ndalim të qarkullimit për shkak të pandemisë. Pse prej mesnate në orën 5. Si ndihmohet luftimi i pandemisë me këtë ndalim qarkullimi?”, tha Haradinaj.