Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike në të cilën ka marrë vetëm një vendim.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është marrë vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro.