Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka bërë të ditur se do të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve.
“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan edhe masat e reja kundër COVID-19, por që s’u bënë të ditura se cilat janë ato.