Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës vendosi që 14 prill të shënohet si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në fjalën e tij para anëtareve të kabinetit qeveritar, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ky vendim është për njohjen e dhimbjes dhe vuajtjen e viktimave të kësaj dhune gjatë luftës së fundit.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti.
Theksojmë se 1881 aplikacione janë trajtuar nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa edhe 58 të tjerë janë në shqyrtim.