Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Të njëjtit po nderojnë sakrificën e rezistencën e familjes Jashari me rastin e 26 vjetorit të rënies së tyre.
Homazhe duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu rezistencën e familjes Jashari në shënimin e Epopesë së UÇK-së do ta kujtojnë edhe akterë tjerë politikë të cilët gjatë ditës do të bëjnë homazhe në Prekaz.