Përveç bllokimit në pikën kufitare Serbi – Kroaci, qytetarët kosovarë po ndalohen edhe në pikën kufitare në Merdare, shkruan teve1.info.
Sipas burimeve të Tëvë1, qytetarët edhe këtu po pyeten nëse janë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, një qytetar i cili është ndaluar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, ka thënë për TËVË1 se nga ora 04:00 e mëngjesit është ndaluar dhe nuk është në dijeni për arsyen e ndalimit.
Ai u shpreh se disa persona e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar në dhomat e policisë në kufij, të cilët ia kanë marrë dokumentet.
“Kush jeni, se çka punoni, a keni pasur dikë në UÇK, dhe i kanë marrë deri në dy herë, tri herë të njëjtit persona, e kanë listën dmth me listë kanë ardhur dhe na kanë marrë, kështu tashmë, jemi duke pritur nuk e di. Unë personalisht jam prej orës 4 të mëngjesit dhe na kanë ndaluar nuk po e dimë arsyen e ndalimit këtu, disa persona na kanë marrë dhe na kanë shoqëruar në dhomat e policisë aty ku janë në kufij, na kanë marrë në pyetje edhe nga po vjen dhe ku po shkon dhe na kanë liruar, dokumentet janë atje”, tha ai.