Policia ka raportuar për një sulm ndaj një pjesëtari të vet. Me këtë rast i lënduar ka mbetur edhe në qytetar.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe që të dy kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.